Merr fund aventura e Strugës në Evropë

Merr fund aventura e Strugës në Evropë

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Skuadra shqiptare është mundur sonte edhe në ndeshjen kthyese nga Breidablik të Islandës, me rezultat 0-1.

Skuadra islandeze kishte fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultat identik dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 2-0, Breidablik siguron fazën e grupeve në Ligë e Konferencës.

Ndërsa, Struga këtu mbyll aventurën në Evropë. Struganët pavarësisht eliminimit, megjithatë, treguan paraqitje të kënaqshme deri në fazën e play-off-it.

Share This