Menduh Thaçi: Kisha ofertë që ta braktis Frontin dhe t’i bashkohem qeverisë
Kryetari i PDSH’së, Menduh Thaçi ka thënë se ka pasur ofertë që ta braktisë Frontin Evropian dhe t’i bashkohet qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
Thaçi në emisionin Pressing në T7 tha se kushti kryesor i Frontit ishin ndryshimet kushtetuese.
“Edhe unë kam pas ofertë zyrtare të vecantë. Kushti kryesor i Frontit ishin ndryshimet kushtetuese, procesi integrues. Ne nuk kemi arrit të vzhdojmë më tutje. Ne dy herë kemi pas takime zyrtare. Është testu gatishmëria e të dy anëve, ne fund jemi përshender pa nis me caktu pozitat”, tha Thaçi.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të dielën në mbrëmje Qeverinë e re, në krye me liderin e partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas fitores në zgjedhjet e 8 majit.