Memli Krasniqi: Protestë më 14 shtator në Hagë për të mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së

Memli Krasniqi: Protestë më 14 shtator në Hagë për të mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se të dielën, më 14 shtator, do të zhvillohet një protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykime nga Specialja.

Në një reagim publik, Krasniqi theksoi se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës së UÇK-së.

“Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj,” shkroi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet themeli i lirisë së Kosovës.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë. Bashkohu edhe ti për drejtësi!”, përfundoi Krasniqi.

Share This