Mediumi britanik lavdëron punën e FFK-së

Mediumi britanik lavdëron punën e FFK-së

Mediumi britanik “Insideworldfootball” ka lavdëruar punën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që së fundmi arritën marrëveshje me Raiffeisen Bank.

FFK-ja është duke vazhduar të punojë intensivisht, ndërsa dy ditë më parë njoftoi se Raiffeisen Bank do të jetë sponsori kryesor për Ligën e Parë, që do të nis nga pranvera e vitit 2024.

E kjo gjë është vlerësuar lartë edhe nga mediumi britanik.

Kujtojmë, Kosova tani është e fokusuar në emërimin e përzgjedhësit të ri me kryetarin Agim Ademi që ditë më parë ka njoftuar se do të jetë gjerman.

Emri ende nuk dihet mirëpo mund të njoftohet në ditët në vijim pasi edhe do të jetë i pranishëm në shortin e Ligës së Kombeve, që hidhet më 8 shkurt 2024.

Share This