Mediet e huaja: Rrahmani afër gjigantit skocez, gati 5 milionë euro

Mediet e huaja: Rrahmani afër gjigantit skocez, gati 5 milionë euro

Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani është afër të bëjë hapin e madh në karrierën e tij futbollistike.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, ka shkëlqyer sezonin e fundit me skuadrën nga Bukureshti duke ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane përfshirë edhe klubin e madh skocez, Rangers.

Sipas medieve të huaja, Rangers është afër marrëveshjes me Rapidin për sulmuesin dardan.

Rangers thuhet se ka gati ofertën prej pesë milionë eurosh për ish-futbollistin e Ballkanit.

Negociatat mes dy klubeve mësohet se janë në fazën finale dhe shumë shpejtë pritet të arrihet marrëveshja mes Rangers dhe Rapidit për sulmuesin kosovar.

Share This