Medalistët serbë festojë me këngë nacionaliste për Kosovën
Sportistët serbë që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike `Parisi 2024` të hënën kanë festuar në Beograd me këngë nacionaliste për Kosovën.
Mediumi serb ‘telegraf.rs’ ka publikuar të martën një video në të cilën shihet tenisti serb, Novak Djokoviç duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate.
Tenisti serb ngritët në këmbë duke brohoritur dhe sipas raportimit Djokovicit i janë bashkuar edhe basketbollistët.
Kjo këngë nacionaliste përmban fjali si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” e “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.
Djokoviç, por edhe sportistë të tjerë serbë tashmë njihen për shpërfaqje të propagandës serbe edhe në sport.
Kujtojmë se vitin e shkuar ai dhe ekipi serb hynë në turneun e famshëm të tenisti “Davis Cup” me këngë nacionaliste për Kosovën duke nxitur reagime të shumta.