Më 7 shtator në Podujevë përurohet shtatorja e presidentit historik
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se më 7 shtator do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Kjo shtatore sipas Bulliqit është financuar nga buxheti i Komunës së Podujevës.
“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë do të bëjmë përurimin e shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, ka shkruar ai.
Bulliqi ka shkruar se me vendosjen e kësaj shtatore do të nderojnë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, raporton rtk.