Mbyllet pjesa e parë, Llapi në epërsi ndaj Broendby IF

Mbyllet pjesa e parë, Llapi në epërsi ndaj Broendby IF

Pjesa e parë mes Llapit dhe  Broendby IF është mbyllur me epërsinë e llapjanëve prej 1-0, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Llapi dhe skuadra e njohur daneze po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e Broendby IF prej (6-0).

Llapjanët edhe pse e mbyllen pjesën e parë me avantazhin prej 1-0, misioni për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë është mision tepër i vështirë.

Skuadra e Tahir Batatinës në 45-minutëshin e parë, bëri paraqitje mjaft të mirë dhe përmes Gashjanit (42’), kaluan në epërsi prej 1-0.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Share This