Mbyllen në veri dy pompa derivatesh të kompanisë serbe “NIS petrol”

Mbyllen në veri dy pompa derivatesh të kompanisë serbe “NIS petrol”

Inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin dy pilave të pompës së benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.

Njëra  gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës, kurse pika tjetër në Zubin Potok.

Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për KoSSev se pompën e kanë vizituar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe nga Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës.

Ai nuk ka mundur të japë më shumë detaje për arsyen e mbylljes së kësaj pompe karburanti, duke thënë se policia e rajonit të Veriut po i jepte ndihmë vetëm Agjencisë së Privatizimit.

“Me sa dimë, (pompa) është e mbyllur”, deklaroi ai shkurt.

Në ndërkohë këtë lokacion e kanë vizituar edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Share This