Mbi 10,000 serbë kanë marrë pasaportën e Kosovës nga janari
Bashkimi Evropian morri vendim që të ua heq vizat serbëve me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia për Kosovën.
Megjithatë, serbet në Kosovë janë vazhdimisht duke marrë edhe pasaportën e Republikës së Kosovës.
Madje, sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk është pritur një numër i tillë.
“Totali në komunat me shumicë serbe, që i konsiderojmë kërkesa të qytetarëve serb, që nga 1 janari e deri më sot është mbi 10,000 mijë qytetarë që janë pajisur më pasaporta dhe kërkesa është vazhdimisht në rritje”, ka thënë Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Prej komunave veriore qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut janë me numrin më të madh të pajisjes me pasaporta të Kosovës, me afro 2000 sosh.
Camaj thotë se marrja e tyre nuk vonon, dhe jepet në bazë të afateve ligjore.
“Ne kemi afatet ligjore, per paisje me pasaporta diku brenda 15 ditëve, por nga aplikimi e deri më te marrja tash diku për 10 ditë nuk vonon më shumë”, ka thënë Camaj.
Kurse ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra thotë se qytetarët serb duhet të vazhdojnë të marrin pasaportat e Kosovës, sepse beson që BE do të kuptoj se vendimi për pasaportat ilegale është i gabuar.
“Mendoj që është një gabim i Bashkimit Europian, që ka bërë një lëvizje të tillë, por besoj që kokat racionale të qyetetarëve serb nuk do të nuk do të ndikohen nga kjo sepse besoj që ky veprim ose ky vendim do të jetë i përkohëshëm, dhe me konsulidimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Kosovës, mendoj që edhe ky vendim do ta humbë efektin e vet”, ka thënë Selam Shkodra, ish-zëvendësministër MPB-së.
Serbët aplikimin për pasaportat e Kosovës e bëjnë si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, nga e hëna deri në të premte nga ora 08:00 deri në 16:00 nëpër pikat e Agjencisë së Regjistrimit Civil. /Dukagjini