Mbappe si Ronaldo, 33 gola në vitin e parë te Reali

Mbappe si Ronaldo, 33 gola në vitin e parë te Reali

Kylian Mbappé ishte protagonisti i Realit të Madridit në fitoren me përmbysje përballë Leganesit në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi francez shënoi 2 gola në këtë takim dhe barazoi Cristiano Ronaldon dhe Van Nistelrooy për golat në vitin e tij të parë në Real Madrid.

Deri më tani Mbape ka shënuar 33 gola me fanellën e Realit, njësoj si portugezi në sezonin 2009-2010 dhe holandezi në sezonin 2006-2007.

Zamorano ka bërë më mirë në sezonin 1992-1993 duke shënuar 37 gola, por ish-lojtari i PSG-së ka ende ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe mund të arrijë apo edhe të kalojë ish-lojtarin nga Kili.

Share This