Mbappe i ka kushtuar Realit 95 milionë euro
Transferimi i Kilian Mbappe në Madrid nuk është një operacion pa kosto edhe pse francezi u largua nga Parisi si futbollist në fund kontratë.
Mediet prestigjoze kanë mundur që të publikojnë ditën e sotme shifrat e vërtetë të këtij operacioni.
Mësohet se firma me Mbappe i ka kushtuar Realit plot 95 milionë euro.
Burime të ndryshme kanë informuar se sulmuesi ka firmosur vetëm pasi i është siguruar shifra në fjalë.
Një tjetër shifër e bërë publike sot është edhe paga vjetore e francezit, i cili do të jetë më i paguari me 26 milionë euro në vit. /rtsh/