Mateta në ‘qiellin e shtatë’ pas triumfit historik në Evropë

Mateta në ‘qiellin e shtatë’ pas triumfit historik në Evropë

Sulmuesi francez Jean-Philippe Mateta nuk i fshehu emocionet pas triumfit historik të Crystal Palace në Conference League, ku londinezët mposhtën Rayo Vallecanon me rezultat minimal 1-0 në finale.

Golin vendimtar për skuadrën angleze e realizoi pikërisht Mateta në pjesën e dytë, duke i siguruar Crystal Palace trofeun e parë evropian në histori të klubit.

Pas ndeshjes, francezi u shfaq tejet i emocionuar, duke thënë se ndihet “fantastik” pas këtij suksesi historik.

“Ndjehem fantastik! E bëmë! Hera e parë në Evropë dhe fituam trofeun. Tash dua vetëm të festojmë”, deklaroi Mateta për “TNT Sports”.

Sulmuesi theksoi se skuadra dha gjithçka në fushë për të arritur këtë sukses, duke lavdëruar edhe intensitetin e lojës në finale.

“Dhuruam gjithçka në fushë. E dija sa intensive do të ishte ndeshja dhe tani jam i lodhur sepse dhamë maksimumin. Pikërisht për këtë fituam”, shtoi ai.

Mateta nuk harroi as tifozët e Crystal Palace, të cilët i konsideroi si një shtysë të madhe gjatë gjithë sezonit.

“Jam gjithmonë me tifozët. Ata më kanë mbështetur shumë si lojtar dhe gjithmonë kanë qenë pas nesh. Edhe këtë trofe e fituam për ta”, përfundoi francezi.

Share This