Martinez: Me Slloveninë do të jetë një histori tjetër
Portugalia u mund nga Gjeorgjia (2-0), megjithatë, Ronaldo më shokë ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka thënë se është i zhgënjyer me disfatën ndaj Gjeorgjisë, por ai ka paralajmëruar Slloveninë për sfidën e 1/16 e finales së këtij Evropiani.
“Është një humbje. E nisëm me pak intensitet, pranuam gol menjëherë dhe kjo ishte ajo që i duhej Gjeorgjisë. Ne nuk ishim mjaft të qartë në pasimin e fundit dhe para portës, portieri i tyre ishte protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
“Ne u përpoqëm për të shënuar, por ne nuk mundëm, kjo e bëri Gjeorgjinë të besonte edhe më shumë edhe se ata e merituan fitoren”.
“Nuk ka ndeshje të lehta. Ne kishim një miqësore kundër Sllovenisë, por e diela nuk do të jetë e njëjtë. Humbja ndaj Gjeorgjisë do të na ndihmojë për përgatitjen e ekipit tonë nga pikëpamja mendore”, ka theksuar Martinez.