Marta Kos: BE drejt zgjerimit, së shpejti udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar

Marta Kos: BE drejt zgjerimit, së shpejti udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar

Bashkimi Evropian po përgatitet për një fazë të re të procesit të zgjerimit, me fokus te vendet kandidate që kanë avancuar më shumë në përmbushjen e reformave.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka njoftuar në X hartimin e udhërrëfyesve të rinj, të cilët do të përcaktojnë prioritete, afate dhe rezultate konkrete për kandidatët më të avancuar.

”Po i afrohemi një Bashkimi Evropian të zgjeruar”, shkruan Kos.

”Presidentja von der Leyen njoftoi në fjalimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit se së shpejti do të propozojmë udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar”, shtoi ajo.

”Ata do të përcaktojnë një listë të qartë prioritetesh: afate kohore dhe rezultate konkrete për të ndihmuar kandidatët më të avancuar që të përfundojnë reformat e nevojshme”, thekson Kos.

”Kjo qartësi do të na ndihmojë të përgatitemi për të shfrytëzuar vrullin e zgjerimit dhe për të forcuar Bashkimin tonë”, përfundon ajo. /atsh/

Share This