
Marrëveshja me Hamasin-Netanyahu: Grupi duhet të demilitarizohet
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson për një fazë paqësore të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai vuri në dukje se kushtet e presidentit amerikan Donald Trump janë shumë të qarta.
“Ne ramë dakord t’i japim një shans paqes” i tha Netanyahu një ditë pasi Trump bëri një vizitë të shkurtër në Tel Aviv për të shënuar fazën e parë të planit të tij të paqes 20 pikë për Gazën, duke njoftuar se “lufta ka mbaruar”
Sipas Netanyahut, tani që pengjet janë liruar, hapi tjetër duhet të jetë demilitarizimi dhe çarmatimi i militantëve të Hamasit.
“Së pari, Hamas duhet të dorëzojë armët. Dhe së dyti, ne duam të sigurohemi që nuk ka fabrika armësh në Gaza. Të mos ketë asnjë kontrabandë armësh në Gazë. Ky është demilitarizimi”, u shpreh Netanyahu.
Mw herwt edhe Trump ka paralajmëruar se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “ne do t’i çarmatosim ata”.
“Dhe do të ndodhë shpejt, dhe mbase me dhunë. Por ata do të çarmatosen”, u shpreh presidenti amerikan.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga administrata Trump, siguroi lirimin e të gjithë 20 pengjeve të gjallë izraelitë në këmbim të afro 2,000 të burgosurve dhe të arrestuarve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Hamasi gjithashtu ktheu katër pengjet e vrarë izraelitë me katër të tjerë të dorëzuar ditën e sotme. /rtsh/


