Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ushqimin e FSK-së

Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ushqimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar raportimet për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci i ka cilësuar këto lajme si “të pavërteta” dhe të nxitura nga forca të jashtme dhe të brendshme që, sipas tij, synojnë të krijojnë pasiguri dhe të destabilizojnë sigurinë e vendit.

Ai sugjeroi se disa prej këtyre raportimeve mund të jenë nxitur nga individë që mbajnë lidhje me shërbime të huaja dhe kanë synim të cenojnë interesat e Kosovës.

“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë . Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë që të  krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka shtuar ministri Maqedonci për Dukagjinin.

Share This