Manaj: Jemi të kënaqur me ecurinë, ndaj Spanjës për të shkruar historinë

Manaj: Jemi të kënaqur me ecurinë, ndaj Spanjës për të shkruar historinë

A mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen me Kroacinë?

Manaj: Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në pjesën e parë nuk patën hapësira pasi zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Kur luan në këto nivele do përballesh me ekipe që kanë lojtarë cilësorë. Ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin.

Mungesa e golave nga qendërsulmuesit?  

Manaj: Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola deciziv. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.

Share This