Man City kthehet fuqishëm, e “demolon” Ipswich Town
Man City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.
“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota me një triumf 0:6, sfidë që ishin thjesht të pamëshirshëm.
Phil Foden e zhbllokoi rezultatin me një supergol pas asistimit të Kevin de Bruyne (27’).
Vetëm tre minuta më vonë, anglezi asistoi për Mateo Kovacic që dyfishoi epërsinë (30’).
Foden pastaj u përkujdes për golin e tretë, ku sërish bashkëpunoi për mrekulli me De Bruyne (42’).
Golin e katërt e realizoi anësori Jeremy Doku nga një pozitë jo e favorshme pas një tjetër asistimi, që ishte njëkohësisht i treti për belgun (49’).
Në skenën e golashënuesve pastaj doli edhe Erling Haaland, që realizoi pas asistimit të Dokut (57’).
Kurse talenti McAtee e vulosi fitoren me një goditje të bukur (69’).
City tani ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, ndërsa Ipswich zë pozitën e 18-të me 16 sosh.