Mallkimi i penalltive në Itali, në Serie A këtë javë u humbën pesë 11-metërsha

Mallkimi i penalltive në Itali, në Serie A këtë javë u humbën pesë 11-metërsha

Vështirë të ketë një rast të ngjashëm. Kjo javë e Serie A, që ishte e 22-ta, vendosi rekordin e sezonit për shpërdorimin e penalltive.

Në 10 ndeshje të kësaj jave pati plot 5 gabime nga pika e bardhë e zonës së rreptësisë, ndërsa suksesi u arrit në vetëm tre raste.

Natyrisht, kreun e meriton Milan. “Kuqezinjtë” shkuan kot dy mundësi në sfidën ndaj “Emilianëve”, të Bologna që përfundoi në barazim 2-2. Natyrisht, ky rezultat zhgënjyes erdhi edhe për shkak të gjuajtjeve të dobëta nga Olivier Giroud dhe Theo Hernandez.

Penallti u humb edhe në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, ku Inter pati fat. Topi i gjuajtur nga Nicolas Gonzales u ndal nga portieri “Zikaltër”, Yann Sommer, ndërsa vendosi goli I miqve shënuar nga kapiteni Lautaro Martinez.

Edhe në Genoa-Lecce, që përfundoi 2-1, pati dështim pas ndëshkimit kapital. Penalltia e humbur nga Krstovic i “Puljezëve”, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa për “Kuqeblutë”, golin e fitores e shënoi ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban.

Kushtoi shtrenjtë edhe gabimi i polakut Andrzej Duda në sfidën Verona-Frosinone. Ai dështoi nga 11 metra dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Penalltitë e vetme të shënuara ishin Orsolini i Bologna-s, që vulosi barazimin 2-2 në fushën e Milanit. Nga Suslov i Verona-s, dhe nga Paulo Dybala i Roma-s, në fitoren 2-1 të kryeqytetasve arritur në fushën e Salernitana-s.

Share This