Malisheva vjen me një vendim të rëndësishëm për tifozët e saj
Skuadra e Malishevës sivjet po kalon një formë të jashtëzakonshme derisa është në garë për një vend që dërgon në Evropë.
Kjo edhe ka bërë që klubi në ndeshjet e fundit të marrë një vendim joshës për tifozët.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja në stadiumin “Liman Gegaj” do të jetë gratis deri në fund të sezonit.
Njoftimi i plotë i klubit
“Dy mbështetësit e zellshëm të klubit tonë Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi mbulojnë shpenzimet e biletave për të gjithë tifozët deri në përfundim të këtij sezoni.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nesër 06 prill, skuadra jonë do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje emocionuese në stadiumin tonë, në ora 15:00, një ndeshje e rëndësishme dhe me mbështetjen tuaj, jemi të sigurtë që mund të arrijmë suksesin.
Të gjithë së bashku jemi një forcë e papërballueshme! Andaj, të bashkohemi nesër në stadiumin Liman Gegaj për të sjellë energjinë dhe pasionin tonë në përkrahje të ekipit. Koha është përballë nesh për të mbështetur ekipin tonë në këto ndeshje të mbetura!
Na bashkohuni në këtë përvojë pasionante të futbollit dhe t’i ndajmë emocionet së bashku!
Ndajeni këtë lajm me miqtë dhe familjarët tuaj dhe ejani bashkë për të krijuar një atmosferë të vërtetë tifozësh!
Shihemi në stadium!”.