Malisheva-Buduçnosti, kështu mbyllet pjesa e parë

Malisheva-Buduçnosti, kështu mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malisheva dhe Buduçnost është mbyllur pa gola, me rezultatin 0-0.

Ndeshja u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës në kuadër të kualifikimeve për Conference League, ka parë skuadrën malazeze të tregojë më shumë iniciativë gjatë këtyre dyzet e pesë minutave të parë.

Në minutën e dhjetë, Buduçnost ka pasur një rast të mirë me Vukotiç, por gjuajtja e tij nuk ka arritur ta gjejë kuadratin e portës.

Nga ana tjetër, rasti më i mirë për Malisheven ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Veliu nga distanca ka gjuajtur mbi portë.

Të dyja skuadrat do të kenë në dispozicion edhe një pjesëlojë të plotë për ta provuar ta ndryshojnë rezultatin.

Share This