Malisheva-Buducnosti, dalin në shitje biletat

Malisheva-Buducnosti, dalin në shitje biletat

Malisheva mesjavën që vjen debuton në Evropë.

Malisheva të enjten sfidon Buducnost e Podgoricës, në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Malisheva tashmë është në fazën finale para duelit të parë në arenën ndërkombëtare.

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e hënë.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5€, ndërsa në Perëndim 10€.

“Biletat nga nesër mund të blihen në bulevardin e qytetit, në Malishevë, ose ditën e ndeshjes, në Podujevë, afër stadiumit “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim e Malishevës.

Ndeshja Malisheva-Buducnosti luhet në ‘Zahir Pajaziti’ prej orës 17:00.

Share This