Madridi “vishet” me të bardha, Perez-Ancelotti bëhen gati për të 16-ën (VIDEO)
Në Madrid ishte koha për të festuar, edhe pse e kanë kthyer në monopol Champions League, sërish me mijëra tifozë zbarkuar në rrugët e kryeqytetit për t’i rezervuar një pritje madhështore heronjve të këtij suksesi të jashtëzakonshëm.
Të fitosh 15 herë Champions League është diçka e paimagjinueshme, vetëm një klub si Reali mund të arrijë në këto nivele, por presidenti Perez as që dëshiron të ndalet këtu, kërkon që sezonin e ardhshëm të mbrojë titullin kampion në Evropë, këtë në fakt e tregojnë edhe lëvizjet e tij në tregun e transferimeve, ku për pak ditë do të bëjnë zyrtare transferimin e Kylian Mbappe:
“Kjo Kupë Kampionësh emocionoi edhe një herë tifozët tanë. Lojtarët dhanë maksimumin në një ndeshje të vështirë. Dëmtimet e shumta ishin një pengesë, por ky grup arriti t’i kalojë. Në jemi përballë legjendave të Real Madrid dhe futbollit botëror. Të dashur lojtarë, dua t’iu falënderoj për emocionet e mëdha që na dhuruar, nuk do ta harroj kurrë, ju jeni legjenda, por tani do të bëhemi gati për titullin e 16-të, ky trofe është në ADN e klubit tonë”, u shpreh ndër të tjera Perez.
Radhën më pas e kishte arkitekti i këtij suksesi, Carlo Ancelotti:
“Dua vetëm të them diçka. Të fitojmë na jep shumë kënaqësi, por kënaqësia më e madhe është ta ndajmë me ju. Të kalosh net të tilla është spektakolare. Të gjithë së bashku do të vijojmë të luftojmë, të fitojmë, të ëndërrojmë. Të gjithë e dinë që 90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti duke ndezur atmosferën në stadium.
Me radhë më pas u ngjitën në podium të gjithë lojtarët, nga Bellingham te Vinicius, ndërsa ku në skenë u ngjit Toni Kroos, tifozët në kor i kërkuan të qëndronte, por ky është një vendim pa kthim. Numrin tetë të Toni Kroos do të marrë Valverde. Ikën Kroos, por në Madrid do të qëndrojë edhe për një vit Luka Modric. Ishte vetë presidenti Peres që njoftoi rinovimin e kontratës me kroatin edhe për një tjetër vit. /balkanweb/