Macron i drejtohet kombit: Po hyjmë në një epokë të re pasigurish

Macron i drejtohet kombit: Po hyjmë në një epokë të re pasigurish

Po hyjmë në një epokë të re: këto ishin fjalët e para të Emmanuel Macron-it drejtpërdrejt për francezët këtë mbrëmje nga Elysee.

“Po ju drejtohem sot në mbrëmje për shkak të situatës ndërkombëtare. Ju jeni legjitimisht të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Vetë Shtetet e Bashkuara duan të vendosin tarifa ndaj Evropës. Po hyjmë në një epokë të re”, theksoi Macron.

“Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Përballë kësaj bote në rrezik, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri”, u tha Emmanuel Macron francezëve drejtpërdrejt në TV.

“Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën. Situata që po ju përshkruaj është kjo, dhe ne duhet të jetojmë me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të bëjë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në 2014”, theksoi ai, raporton atsh.

Share This