Macron falënderon në gjuhën shqipe kryeministrin Rama: Franca ju mbështet në rrugën drejt BE

Macron falënderon në gjuhën shqipe kryeministrin Rama: Franca ju mbështet në rrugën drejt BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen shqiptare gjatë vizitës në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron ka falënderuar në gjuhën shqipe kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për pritjen dhe bisedimet e zhvilluara gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet.

“I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete,” – shkroi presidenti francez, transmeton Rekordi.net.

Në të njëjtin mesazh, Macron theksoi edhe mbështetjen e qartë të Francës për integrimin evropian të Shqipërisë.

“Franca ju mbështet në këtë rrugë,” – përfundon ai.

Ky mesazh konsiderohet një sinjal i fuqishëm diplomatik për përkrahjen e Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke konfirmuar marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve. /Rekordi.net

Share This