Macron dhe Scholz kërkojnë një Evropë më konkurruese përballë Kinës dhe SHBA-së
Gjatë një takimi tradicional, por jopublik, presidenti francez, Emmanuel Macron diskutoi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz mbi ekonominë evropiane, në një takim biznesi franko-gjerman në Evian, në Francën lindore, sipas pallatit Élysée.
“Pas një takimi kokë më kokë, të dy krerët diskutuan sidomos mbi temën e konkurrencës evropiane me përfaqësuesit e biznesit francez dhe gjerman”, thanë zyrtarët.
Bisedimet e tyre janë një vazhdim i Këshillit Franko-Gjerman të Ministrave, i mbajtur në Meseberg të Gjermanisë në maj, i cili u fokusua në forcimin e Evropës dhe krijimin e një ekonomie më sovrane përballë Kinës dhe SHBA-së.
Themeluar në vitin 1992, takimet vjetore në Evian mbledhin së bashku drejtues nga kompanitë gjermane dhe franceze me qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis Francës dhe Gjermanisë. /atsh/