Lushtaku: Kurti, kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar miliona euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë

Lushtaku: Kurti, kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar miliona euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Kosovës.

Lushtaku ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë.

Ai ka thënë se “kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm”

“Një krizë energjetike e paparë. Albin Kurti është bërë kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë. Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lushtaku ka thënë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës pasi Kurti me politikat e tij nuk kanë investuar në burime të reja energjetike, por vetëm në rritjen e konsumit.

“Kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës, kur gjysmë milioni mërgimtarë të kthehen në Kosovë dhe kondicionerët e subvencionuar nga Kurti e Rizvanolli të mbingarkojnë rrjetin edhe më tej” thekson ai në reagim.

Ai e ka përmbyllur postimin duke thënë: “Nuk ka nevojë për sabotim nga Vuçiqi apo Putini, sepse Kosovën në terr po e fut vetë qeveria e Kurtit”

“Këto politika të papërgjegjshme janë pasqyrë e një mendësie të paaftë, që po dëmton ekonominë dhe jetën e qytetarëve në mënyrë të pakthyeshme. Ajo që po ndodh sot me energjinë në Kosovë është një alarm për gjithë shoqërinë dhe një akuzë direkte ndaj një qeverie që ka dështuar të menaxhojë interesat jetike të vendit”, ka shkruar Lushtaku.

Share This