Luis Suarez: Inter Miami do të jetë klubi i fundit për mua, jam gati për këtë sfidë
Një javë e ndaj Inter Miami nga fillimi i rrugëtimit të tyre në MLS.
Një titull që skuadra e Florida dëshiron ta fitojë këtë vit, një objektiv i mundshëm falë merkatove të fundit, të cilët kanë sjellë në skuadër kampionët si Messi, Luis Suarez, Busquets dhe Jordi Alba, të gatshmë për të përsëritur lavditë e Barcelonës edhe në tokën amerikane.
Ditën e enjte, para ndeshjes së fundit parasezonale, Suarez dha një intervistë për “La Mesa”, në të cilën tha se ishte i vetëdijshëm se Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës së tij.
“Po, Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës sime. Unë jam i sinqertë dhe familja ime tashmë e di këtë. Data nuk është caktuar ende, por është e fundit. Unë jam i përgatitur për këtë sfidë të fundit, është e lodhshme sepse duhet të filloj të mendoj për atë që do të vijë më pas”, është shprehur Suarez.