Luis Enrique: Kishim dëshirë dhe ia dolëm
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, në zonën mikse u shfaq shumë i lumtur me rezultatin dhe kualifikimin e marrë:
“Ne e nisëm mirë, e dinim që do të kishte shumë gola dhe ishim të përgatitur për çdo skenar. Para golit ata nuk ishin afruar as edhe një herë të vetme, por me lojë spektakolare shënuan, ne kishim dëshirën për ta përmbysur dhe ia dolëm. Tifozët mund të jenë krenarë”.
“Përjashtim i drejtë? Nuk e di, nuk e pashë mirë dhe po mundohem të futem në vendin e drejtuesit të ndeshjes. Bëmë një hap përpara, askush nuk mendoi se ishim favoritë. Ne do të luajmë kundër Dortmundit që fitoi grupin tonë – nënvizoi ai – ata luajnë mirë, ne i njohim dhe do të jetë një ndeshje e hapur”.
Njeriu i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit është ende një enigmë: “Le të presim që ai të flasë, situata ende po evoluon. Derisa të flasë…”.