Luis Diaz, lojtar ideal për sulmin e Barcelonës

Luis Diaz, lojtar ideal për sulmin e Barcelonës

Drejtori sportiv i FC Barcelonës, portugezi Deco, vazhdon të besojë se sulmuesi që mund të përshtatet më së miri në skuadrën katalanase është Luis Diaz.

Kolumbiani po mendon të largohet nga Liverpool gjatë verës që po vjen.

Barcelona sipas medieve iberike, është duke punuar për të gjetur një anësor të majtë në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Megjithatë, klubi po lëviz me kujdes, duke marrë parasysh situatën e tyre financiare, e cila nuk lejon një operacion në shkallë të gjerë.

Me Khvicha Kvaratskhelia tashmë lojtar i Paris Saint-Germain, Nico Williams (Athletic Club) jashtë formës dhe Leroy Sane (Bayern Munich) ose Mohamed Salah (Liverpool) të përjashtuar për shkak të moshës së tyre, lista e opsioneve është ngushtuar në dy kandidatë, Rafael Leao (Milan) dhe Luis Diaz (Liverpool).

Leao gjithmonë ka qenë i pëlqyer nga presidenti Joan Laporta, por vlerësimi i tij i lartë (afër 100 milionë euro) dhe shqetësimet për inkonsistencën e tij në lojë kanë krijuar dyshime.

“Ai është një futbollist me talent të jashtëzakonshme, por shpeshherë humbet ritmin e tij, duke shkaktuar fërkime me trajnerët që ka pasur”, shkruan mediumi spanjoll “Sport”.

Në këtë kontekst, Luis Diaz është në krye të listës së preferencave dhe duket të jetë opsioni më i realizueshëm.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe ai nuk ka shprehur dëshirë për rinovim me Liverpool-in ndërkohë që ai gjithmonë ka shfaqur ambicien e tij për të veshur fanellën e Barcelonës.

Share This