Lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në një fazë të re
Beteja mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë ka kaluar edhe në një këndvështrim tjetër.
Këtë mendim së fundmi e dha edhe populli rus, i cili po shpreson për një zgjidhje diplomatike të konfliktit dhe se lideri i tyre do t`u sjellë paqe.
Populli rus është shprehur i shqetësuar, ndonëse thonë se i besojnë presidentit të tyre Vladimir Putin për të ofruar paqe në territorin e tyre pas pushtimit të papritur ukrainas në rajonin e Kurskut.
Ky zhvillim ka shënuar herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një ushtri e huaj ka luftuar brenda Rusisë.
Rusia dhe Ukraina kanë hyrë në luftë gati dy vjet e gjysmë më parë, pasi Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Kremlini është zotuar se do ta largojë Ukrainën nga Rusia, megjithatë, Moska zyrtare pushtimin e saj në Ukrainë ende po e quan një operacion special ushtarak. /rtk/