“Lojtarët e tjerë ishin xhelozë për mua dhe Klopp”, Mac Allister: E kisha si baba!
Alexis Mac Allister mbërriti në vitin 2023 te Liverpool si pasojë e këmbënguljes së ish-trajnerit Jurgen Klopp.
Gjermani, besonte së tepërmi te mesfushori dhe i dorëzoi argjentinasit “çelësat” e repartit të mesfushës.
Raporti mes të dyve ka qenë gjithnjë special dhe si Klopp ashtu edhe Mac Allister nuk kanë ngurruar ta shprehin publikisht vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Së fundmi, argjentinasi zbulon se ndonjëherë shokët e tij te Liverpool bëheshin xheloz për marrëdhënien e tij me Klopp, madje e ngacmonin duke i thënë se gjermani ishte babai i tij.
“Kemi një raport të jashtëzakonshëm, më ka trajtuar gjithnjë me shumë dashuri dhe respekt. Shokët e skuadrës më thonë se unë jam djali i tij, disa bëheshin edhe xhelozë. Më thonin se Klopp ishte babai im. Unë e admiroj Klopp, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të.
I jam mirënjohës sepse më dha mundësinë të luaja në një prej klubeve më të mëdha në botë. Më hapi dyert e këtij klubi dhe më mbështeti prej ditës së parë”, u shpreh Mac Allister.