Llapi mposht Niklin ’74, s’ka fitues në Malishevë
Llapi e ka arritur fitoren e parë në këtë sezon të garave në elitën e futbollit tonë, duke mundur në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat 0-2, të dielën në ‘Rexhep Rexhepi’.
Skuadra nga Drenasi dhe llapjanët u ballafaquan në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Të besuarit e Tahir Batatinës zhvilluan lojë më të mirë se nikoqirët, derisa Gashijani (63’) dhe Januzi (88’), shënuan nga një gol për fitoren e Llapit.
Edhe Feronikeli pati rastet e saja, sidomos rast të mirë kishte Loannidis, i cili dështoi nga penalltia.
Nikli ’74 pëson humbjen e dytë këtë edicion të garave, derisa Llapi shijon fitoren e parë.
Ndërkohë, dueli mes Malishevës dhe Feronikelit është mbyllur baras 1-1.
Bunajku (40’) realizoi për Malishevën, kurse, një pikë skuadrës mike ia siguroi Redon Syla (90+3’).