Lladrovci: Çdo vepër pozitive e Republikës, mban vulën e PDK-së

Lladrovci: Çdo vepër pozitive e Republikës, mban vulën e PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vlerëson se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës ka mbështetjen dhe përfshirjen e PDK-së.

Lladrovci u shpreh i emocionuar dhe krenar për mikpritjen që qytetarët e Drenasit ofruan ndaj të gjithë kandidatëve, pa bërë dallime, duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës” dhe “komunën kampion”.

“Çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së. Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare.

Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion.

Faleminderit të gjithëve. Nuk guxojmë të ndalemi!”.

Share This