
Liverpooli fitore mes emocioneve ndaj West Ham, pesë pikë larg titullit
Liverpooli ka marr një fitore të madhe ndaj West Ham me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.
Reds e nisën më mirë ndeshjen, duke marr epërsinë që në rastin e parë të saktë.
Mohamed Salah asistoi te Luis Diaz i cili në minutën e 18-të arriti t’i jap epërsinë Liverpoolit për 1-0.
Të dy ekipet kishin raste të mira për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia arritën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, por deri në momentet e fundit, ku u shënuan dy gola.
Në minutën e 87-të, Andrew Robertson shënoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe arriti ta kthejë epërsinë, kur harkimit të Alexis Mac Allister iu përgjigj me kokë Virgil van Dij, që shënoi për 2-1, shkruan telegrafi.
Liverpooli mbetet lider me 76 pikë, ndërsa West Ham ka 35 pikë në vendin e 17-të.