Liverpool shkatërron Tottenhamin

Liverpool shkatërron Tottenhamin

Liverpool ka shënuar një fitore të thellë 6-3 ndaj Tottenham në Londër, në ndeshjen e vlefshme për Javën e shtatëmbëdhjetë të Premier League.

Takimi ka nisur me një ritëm të lartë, duke prodhuar katër gola vetëm në pjesën e parë.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tretë përmes Diaz. Mac Allister ka dyfishuar rezultatin në minutën e tridhjetë e gjashtë, duke e thelluar avantazhin e Liverpool. Megjithatë, vendasit kanë reaguar dhe kanë shënuar në minutën e dyzet e një me anë të Maddison, duke rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv. Por në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, Szoboszlai ka shënuar golin e tretë për skuadrën e trajnerit Arne Slot, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-1 për Liverpoolin.

Pjesa e dytë ka nisur sërish në favor të Liverpool, që e ka gjetur golin e katërt në minutën e pesëdhjetë e katërt me Salah. I njëjti lojtar ka shtuar edhe një tjetër gol në minutën e gjashtëdhjetë e një, duke e bërë të vështirë çdo përpjekje të Tottenham për t’u rikthyer në lojë.

Tottenham ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e dy me Kulusevskin dhe ka shënuar edhe një gol tjetër në minutën e tetëdhjetë e një me Solanke. Por Liverpool e ka vulosur rezultatin në minutën e tetëdhjetë e pestë, kur Diaz ka shënuar golin e tij të dytë dhe të gjashtë për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitore, Liverpool kryeson tabelën e Premier League me tridhjetë e nëntë pikë, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e e njëmbëdhjetë me vetëm njëzet e tri pikë.

Share This