Liverpool-i triumfon ndaj Evertoni-t, Salah shënon dygolësh

Liverpool-i triumfon ndaj Evertoni-t, Salah shënon dygolësh

Liverpool-i e ka fituar derbin e ndaj rivalit të qytetit, Evertonit, me rezultat 2-0, të shtunën në “Anfield”, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Premier League-s.

Dueli mes “The Reds” dhe Evertonit, ka prodhuar një ndeshje dramatike, derisa ishte Salah ishte heroi i skuadrës së Jurgen Klopp duke shënuar dygolësh.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos skuadra nikoqire, megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Sfidë interesante është zhvilluar edhe në 45-minutëshin e dytë, ku të dy skuadrat e kërkon rrugën e golit, sidomos Liverpool-i që bëri presion më të madh drejt portës së Evertonit.

Ylli egjiptian Salah (75’), fillimisht shënoi golin e avantazhit për Liverpool-in, derisa në lojën shtesë (90+7), egjiptiani i dha goditjen e nokautit skuadrës mike, duke realizuar edhe golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.

Duhet cekur se Evertoni mbeti më një lojtarë me pak në terren, pasi Young u largua me karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Liverpool është në krye të tabelës me 20 pikë, aq sa kanë edhe Tottenham dhe Arsenal, kurse, Evertoni renditet i 16-ti me vetëm shtatë sosh.

Share This