
Lirohen 7 pengjet e para nga Hamasi! Presidenti Trump mbërrin në Izrael, pritet nga kryeministri Netanjahu
Teksa ka nisur lirimi i pengjeve izraelite në Gaza, nga Hamasi, Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael ku është pritur nga një delegacion i madh zyrtarësh, i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara.
Gjithashtu të pranishëm ishin Presidenti izraelit Isaac Herzog, ambasadori i SHBA-së në Izrael Mike Huckabee dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes përfundimtare të armëpushimit, së bashku me gruan e tij Ivanka Trump.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Trump, do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit – nderi më i lartë civil i qeverisë izraelite – sipas zyrës së Presidentit izraelit, Isaac Herzog.
Çmimi njeh përpjekjet e Trump për të siguruar lirimin e 48 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Ndërkohë Hamasi ka nisur zbatimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Shtatë pengjet e sapo liruara janë ndër 20 të tjerët që pritet të kthehen në shtëpi sot. Gati 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë në Izrael do të lirohen gjithashtu si pjesë e fazës së parë vendimtare të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të. /rtsh/


