Lideri i PDK-së kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Lideri i PDK-së kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe bashkëluftëtarëve të pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka.

Krasniqi ka thënë se nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë.

“Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës. Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”, ka thënë Krasniqi.

Share This