Libani në frikë, rritet mundësia për një përballje të direkte mes Hezbollahut dhe Izraelit
Sulmi i të shtunës në Golan ku vdicën disa të rinj ka rritur frikën në Liban për një përballje të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Hezbollahut. Hezbollahu veprimtarinë e saj e zhvillon kryesisht në Liban, por me mbështetjen e Iranit.
Izraeli akuzon Hezbollahun për kryerjen e sulmit, dhe ka deklaruar se do përgjigjen. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij tha “Izraeli nuk do ta anashkalojë këtë sulm vrasës”. “Hezbollahu do të paguajë një çmim të rëndë që nuk e ka paguar deri më tani”. Hezbollahu nga ana tjetër ka mohuar antarsinë e sulmit.
Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se informacionet e inteligjencës tregojnë se sulmi ishte kryer nga Hezbollah në Liban, duke e përshkruar deklarimin e grupit si “një gënjeshtër”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu tha se “çdo tregues” ishte se raketa ishte lëshuar nga Hezbollahu dhe se SHBA i qëndronte “të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij nga sulmet terroriste”.
Që nga tetori ka patur konfrontime të vazhdueshme mes Hezbollahut dhe Izraelit ku here pas here kanë hedhur raketa në drejtim të njëri- tjetrin. Por dukej se përballja direkte do të shmangej. Sulmi I së shtunës duket se e ka rritur frikën dhe përplasja direkte është gjithnjë e më afër.