LIBAN, 60 të vrarë pas sulmeve izraelite në lindje të vendit
Të paktën 60 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmet izraelite që kishin në shënjestër Libanin lindor, tha Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Sulmet kishin në shënjestër të paktën 12 zona të ndryshme në provincat Baalbek-Hermel dhe Bekaa dhe shkaktuan edhe 58 të plagosur.
Numri nuk është përfundimtar pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke hequr rrënojat.
Guvernatori i BaalbekUT, Bashir Khodr shkroi të martën në platformën e medias sociale X se kishte 35 sulme në provincë në 24 orët e mëparshme.
“Sot është dita më e dhunshme në Baalbek që nga fillimi i agresionit izraelit në Liban”, postoi Khodr.
Zona konsiderohet një bastion i milicisë shiite libaneze Hezbollah, raporton atsh.