Leverkuseni i Xhakës ‘rrëzon’ Bayern Munich nga Kupa e Gjermanisë

Leverkuseni i Xhakës ‘rrëzon’ Bayern Munich nga Kupa e Gjermanisë

Bayer Leverkusen me mund e ka eliminuar Bayern Munichun, në kuadër të 1/8 së finales për Kupën e Gjermanisë.

Leverkusen fitoi me rezultat minimal 0:1, sfidë në të cilën Bayerni ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të.

Ishte portieri Manuel Neuer që bëri një ndërhyrje të rëndë, ku kësisoj gjyqtari i dha direkt kartonin e kuq (17’).

Edhe pse me një lojtar më pak, Bayern dominoi bindshëm në këtë pjesë duke pasur disa mundësi përmes Laimer, Goretzka e Kim Min-Jae por dështuan t’i finalizojnë.

Heroi i Leverkusenit doli të jetë Nathan Tella, që realizoi me kokë pas harkimit të Grimaldos (69’).

Bayern Munich provoi deri në fund që ta barazojë rezultatin mirëpo që Leverkusen u mbrojt për mrekulli për të mos lejuar befasi.

Kësisoj, Leverkusen i Granit Xhakës avancon tutje ndërsa Bayerni do ta kalojë edhe një vit pa e fituar Kupën e Gjermanisë.

Share This