Letonia furnizon Ukrainën me rreth 500 drone

Letonia furnizon Ukrainën me rreth 500 drone

Letonia do t’i sigurojë Ukrainës qindra dronë për betejën e saj kundër Rusisë, thanë zyrtarët në Rigë.

“Pothuajse 500 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme nga prodhuesit letonezë, do t’i dorëzohen Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, qeveria Letoneze vendosi t’u dorëzojë autoriteteve të sigurisë ukrainase 30 makina policie të përdorura.

Në korrik, Letonia njoftoi se do të dorëzonte gradualisht një total prej më shumë se 2500 dronë me vlerë 4 milionë euro në Ukrainë. Sipas ministrisë, ato do të prodhohen nga shtatë kompani letoneze.

Ukraina e ka mbrojtur veten kundër një lufte agresioni ruse për më shumë se dy vjet dhe është kryesisht e varur nga mbështetja perëndimore për pajisjet ushtarake.

Letonia është një nga mbështetëset më të vendosura të Kievit. Së bashku me Britaninë e Madhe, shteti baltik në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë po udhëheq një aleancë për të furnizuar Ukrainën me një milion drone.

Rreth dhjetëra anëtarë të saj – përfshirë Gjermaninë – janë zotuar të investojnë në prodhimin e dronëve dhe furnizimin me dron dhe pjesë këmbimi në Ukrainë. /atsh/

Share This