Lenzelle Smith, MVP i javës së 11-të

Lenzelle Smith, MVP i javës së 11-të

Java e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll, dhuroi disa ndeshje interesante.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Lenzelle Smith (36). Basketbollisti i Proton Cable Prizrenit në sfidën ndaj Vëllaznimit kishte dyshifror të dyfishtë prej 25 pikëve, dhjetë kërcimeve, derisa shtoi edhe tetë asistime e dy topa të vjedhur.

Golden Eagle Ylli shkëlqeu ndaj Pejës, ku u dalluan Jalen Nesbitt dhe Lis Shoshi. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 20 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, kurse Shoshi me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, ku  u dallua Alex Aveion Lomax me 23 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Derbin e xhiros e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

MVP

Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi

Top 5

Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi

Alex Aveion Lomax (Bora) 23 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 25 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 19 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi

Share This