Lëndohet Bernard Berisha, gjashtë muaj jashtë fushës së blertë
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, dhe skuadrës ruse Akhmat, Bernard Berisha ka pësuar një lëndim të rënd.
Reprezentuesi i Dardanëve përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se ka pësuar një lëndim të rënd, dhe sipas tij, gjashtë muaj ai do të jetë larg fushës së blertë.
Berisha nuk do të mund të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet në Ligën e Kombeve.
Ai premton se do të rikthehet edhe më i fortë në fushën e blertë.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah”, ka shkruar Berisha.