Lekaj paralajmëron skandale të reja të pushtetit

Lekaj paralajmëron skandale të reja të pushtetit

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Madje Lekaj e ka akuzuar qeverinë se “po bën filma”.

“Kjo qeveri po bën filma. Edhe qytetarët po e dinë që po bëjnë filma me seri që i përndjekin vazhdimisht dhe s’kalojnë asnjë javë pa ndonjë seri. Pa ndonjë skandal asnjë javë nuk ka me shku, kanë me dalë edhe skandale të tjera” – tha ai në Tëvë1.

Tutje, ai ka paralajmëruar edhe skandale të reja të pushtetit.

“Nëse nuk dalin skandale të tjera, atëherë prapë do të vi në këtë studio dhe do ta them. Jemi gjallë dhe shëndosh. do të vi në këtë studio dhe do ta shihni që cilat skandale kanë me dalë. Unë nuk po i përmendi, por do të binden edhe qytetarët që kë e kanë pasur në qeveri… do të dalin tjera komunikime… edhe me Radojiçiqin edhe me gjëra të tjera që nuk dua t’i përmendi fare”, ka deklaruar Lekaj.

Share This