Legjendat e Holandës të tërbuar pas eliminimit: Anglia ekip m…, Zvajer duhet futur në listën e zezë!

Legjendat e Holandës të tërbuar pas eliminimit: Anglia ekip m…, Zvajer duhet futur në listën e zezë!

Për Rafael Van Der Vart “Tre luanët” nuk meritonin të kalonin në finalen e Europianit.

Ish-lojtari i Hamburgut dhe i Holandës nuk është përmbajtur në rrejtin e “NOS” pas ndeshjes të fituar nga Anglia në minutat e fundit.

“Mendoj se Anglia është një ekip m…, ata kanë lojtarë me cilësi, por nuk dhanë asgjë në fushë. Në pjesën e dytë thjesht hoqën dorë, nuk luajtën”, tha Van Der Vart.

Ndërsa një tjetër komentator i “NOS”, i cili ka qenë shok skuadre me Van Der Vart ka qenë edhe më i ashpër me arbitrin Feliks Cvajer.

“Kryesori së bashku me ndihmësin e tij në VAR Bastian Dankert duhen futur në listën e zezë. Kanë gabuar shumë”, tha Pierr Van Hoijdonk.

Ish-sulmuesi sulmoi gjermanin për rastin e penalltisë së munguar në favor të Holandës pas prekjet të topit me dorë të Saka.

Share This