“Legen mashkull, të ka mbajtur femra”, G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

“Legen mashkull, të ka mbajtur femra”, G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një debat i ashpër shpërtheu mes G Banit dhe Gjestit.

Reperi nuk i kurseu akuzat dhe ironitë ndaj konkurrentit tjetër.

Gjithçka nisi kur G Bani rikujtoi një histori që Gjesti e kishte ndarë më herët në television, teksa tregonte për ish-të dashurën.

Foto: Screenshot: Screenshot/Instagram

Ai kishte rrëfyer se, në një periudhë të vështirë financiare, e dashura e tij e kishte mbajtur me para atë edhe shokët e tij.

Pa u kursyer, G Bani e përdori këtë detaj për ta sulmuar Gjestin në mes të debatit: “Shko te shoqja jote, thuaji ta përdora emrin! Ik, thuaji që të ndihmoi të fitosh çmimin e parë! Legen mashkull, të mbajti femra! Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër, legen”.

Gjesti u përpoq të mbrohej, duke e kundërshtuar: “Legen? E ti çfarë je?”.

Por G Bani nuk u tërhoq: “Unë jam ky që jam, por si ti s’jam”.

Më tutje ai thotë: “Shko gjej naj vajzë me të mbajtë, me të la e me të shpërla”.

Përplasja mes dy banorëve u tensionua dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, me fansat e spektaklit që ndanë mendime të ndryshme mbi debatit e tyre.

Share This