Leao: Jam krenar që jam kapiten i Milanit
Sulmuesi portugez Rafa Leao thotë se është krenar që është kapiten i AC Milanit.
Reprezentuesi i Portugalisë duke folur për mediet italiane, thotë se ndihet i lumtur që është pjesë e klubit të madh italian.
“Jam krenar që jam kapiten i Milanit”, ka thënë Leao.
“Kam 6 vite që jam këtu dhe e ndjej gjithmonë përgjegjësinë, por kur jam kapiten edhe më shumë”, ka theksuar ai.
Milani aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë të tubuara, dy me pak se kryesuesi Napoli.